Shkencëtari që dëgjoi përplasjen e vrimave të zeza

Shkencëtari që dëgjoi përplasjen e vrimave të zeza

Para rreth një miliardë viteve,  shumë larg nga planeti tokë, dy vrima të zeza ishin përplasur me njëra tjetrën. Ato kishin qenë duke u sjellë afër njëra-tjetrës për miliarda vite të tjera, në një lloj valleje duke u afruar koha-kohës.

Deri në kohën sa ishin disa qindra kilometra larg, ato ecnin pothuajse sa shpejtësia e dritës, duke liruar të ngjethura të mëdha të energjisë gravitacionale. Në fraksionin e një sekonde që i mori vrimave të zeza përfundimisht të bashkohen, ato liruan më shumë energji sesa të gjithë yjet në univers së bashku.

Ato formuan një vrimë të zezë të re, gjashtëdhjetë e dy herë më të rëndë se dielli ynë dhe aq i gjerë sa  shteti Mayne (shtet në veri-lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës). Siç edhe u zbut, mori formën e një sfere paksa të rrafshët, një pjesë e energjisë iu largua. Më pas koha dhe hapësira heshti përsëri.

14-Black-holes-PA

Valët u larguan në çdo drejtim, dhe shkuan duke u dobësuar. Në tokë, Dinozaurët u ngritën, evoluuan, dhe pastaj u zhdukën. Valët vazhduan të ecin.

Rreth pesëdhjetë mijë vjet më parë, ato hynë në galaktikën tonë të quajtur “rruga e qumështit”, ashtu siç Homo sapiens (lloji i parë i njeriut) ishin afër t’i zëvendësonin Neandertalët si specie dominuese në planetin tokë.

Njëqind vjet më parë, një nga njerëzit më të avancuar, parashikoi ekzistencën e valëve, duke frymëzuar spekulime dhe kërkime të mëdha për një dekadë të tërë. Njëzet e dy vjet më parë filloi ndërtimi i një detektori të madh, i quajtur Laser Interferometer Gravitational-Wave Observatory (LIGO).

vrima

Më pas, më 14 shtator 2015, para orës njëmbëdhjetë, valët e arritën tokën.

Marco Drago, një tridhjetë e dy vjeçar italian, anëtar i bashkëpunimit shkencorë LIGO, ishte njeriu i parë që i vuri re ato. Ai ishte i ulur përpara një kompjuteri në institutin Albert Einstein, në Hannover të Gjermanisë.

Valët u shfaqën në ekranin e tij në formën e një vije të ngjeshur, por me zhurmën më të mprehtë në univers, të përshtatur me vibracionet e e më pak se trilionë inçëve, ai ka mundur të dëgjojë atë që e quajnë “cicërimë”. Këtë mëngjes, në një konferencë për shtyp në Washington, ekipi i LIGO-s, njoftoi se sinjali vërteton vëzhgimin e parë direkt të valëve magnetike.