Shkëndija mposht Makedonijan, Struga mposht Vardarin, Shkupi barazon ndërsa Renova pëson humbje

Shkëndija mposht Makedonijan, Struga mposht Vardarin, Shkupi barazon ndërsa Renova pëson humbje

Ditën e sotme u luajtën gjashtë sfidat e vlefshme për javën e 32-të në kampionatin maqedonaso-verior të futbollit, njofton Insajderi.

Shkëndija arriti të marrë një fitore të madhe 4-3 në transfertë ndaj skuadrës së Makedonija GP, teksa vendimtar për tetovarët ishte dygolëshi i Besart Ibrahimit.

Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola 0-0 kundër Pelister, por lajmi i madh për kryeqytetasit është se vitin tjetër do të marrin pjesë në kualifikueset e Ligës së Europës.

Në sfidat e tjera Struga mundi 1-0 Vardarin, kështu ekipi nga Struga ngjitet në vendin e tretë në tabelë, pozitë që dërgon në garat kualifikuese europiane duke u ndodhur dy pikë më shumë se Makedonija, ndërsa Renova humbi 2-0 në transfertën ndaj Borecit.

REZULTATET

Borec-Renova 2-0
Shënues: Mishov 31’, Basa 90+2’

Makedonija-Shkëndija 3-4
Shënues: Fazli 33’, Da Silva (pen) 37’, Bozinovski 83’/ Ibrahimi 33’, 15’, Elezi 51’, Alimi 90+1’

Shkupi-Pelister 0-0

Struga-Vardar 1-0
Shënues: Altiparmakovski 67’

/Insajderi.com