Pas shkëputjes së majës së malit në Tropojë, ka reaguar shtabi i emergjencave në Kukës, ku ka deklaruar se kjo majë nuk është zonë gurore.
Sipas njoftimit të shtabit, shkëputja ka ndodhur për shkaqe natyrore.
“Një masiv shkëmbor u shkëput nga maja e malit në Tropojë. Shkëputja ndodhi në një zonë të pabanuar, duke krijuar një tymnajë të madhe. Fillimisht u mendua se ishte zjarr. Shtabi i emergjencave të Kukësit reagoi duke thënë se shkëputja kishte ndodhur për shkaqe natyrore”.