SHKK: Personi nga Istogu nuk ka qenë i burgosur në Burgun e Dubravës

SHKK: Personi nga Istogu nuk ka qenë i burgosur në Burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një reagimi kanë bërë të ditur se personi nga Istogu nuk ka qenë asnjëherë i paraburgosur ose i burgosur në Burgun e Dubravës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës sqaron për opinionin publik se, personi për të cilin bëhet fjalë, nuk ka qenë asnjëherë i paraburgosur ose i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas SHKK, nëpër burgjet e Kosovës çdo gjë është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë deri më tani është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik”

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve, andaj kërkojmë nga mediat që para publikimit të shkrimeve të tilla, të na kontaktojnë për të verifikuar informacionin”, thuhet në reagimin e SHKK-së./ Insajderi.com

Drejtori i burgut: Rasti i Istogut nuk ka të bëjë me Dubravën