Shkoi për t’i djegur xhaxhait kioskën, 27 vjeçari shqiptar bie në zjarr

Shkoi për t’i djegur xhaxhait kioskën, 27 vjeçari shqiptar bie në zjarr

Një person i moshës 27 vjeçare ka mbetur i lënduar nga një zjarr të cilin e kishte ndezur vetë, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, E.A. për arsye akoma të panjohura, kishte shkuar t’i digjet kioskën xhaxhait të tij mirëpo më pas, është përfshirë edhe vetë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Velmisht në Rroskovec të komunës së Fierit.

I riu është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë.

Policia njofton se ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun se përse i riu ka sulmuar kioskën e xhaxhait.