Shkolla “Kamala Harris”

Suksesi i jashtëzakonshëm i Kamala Harris, duke u zgjedhur gruaja e parë zëvendës-presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gruaja e parë me ngjyrë zëvendës-presidente dhe gruaja e parë me prejardhje aziatike zëvendës-presidente, i ka shtyrë disa persona që të kërkojnë që shkolla ku vijonte mësimin ajo, të riemërohet sipas saj.

Shkolla “Kamala Harris”

Një anëtarë i Asamblesë Komunale në Barkeley, Kalifornia, ka kërkuar që shkolla fillore në të cilën ka vijuar mësimet Kamala Harris të riemërohet pas saj.

Harris kishte shkuar në shkollë në Thousand Oaks në vitet 60-ta dhe 70-ta. Nga shkolla kanë deklaruar se janë ngazëllyer dhe ndjerë krenarë me suksesin e ish-nxënëses së tyre, por vendimi për ndërrimin emrit i takon bordit, shkruan San Francisco Chronicle, njofon Insajderi.

Ndaras nga ky zhvillim, presidenti i një shkolle tjetër në San Francisco, ka dhënë dorëheqje pasi gruaja e tij që mbështeste Trump-in bëri akuza raciste në një cicërim të saj ë Tëitter kundër Harris.

Jon Venverloh, ka thënë se ai shpreh mospajtim me pikëpamjet e gruas së tij./Insajderi.com