Shkon në 11 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Shkon në 11 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Ka vdekur edhe person i 11-të nga koronavirusi në Kosovë, shkruan Insajderi.

Bëhet fjalë për një paciente nga Komuna e Vushtrrisë, 71 vjeçare e njëjta ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit të Klinikës Infektive.

Njoftim i plotë nga Klinika Infektive:

Prishtinë, 16 prill 2020

Klinika Infektive ka njoftuar se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.

Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.

Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme ka vdekur edhe një person tjetër nga Covid-19 në Kosovë, teksa është raportuar edhe për 11 të infektuar nga veriu i vendit./Insajderi.com

Lexo edhe:

Vdes edhe një person nga koronavirusi, shkon në 10 numri i viktimave në Kosovë

Konfirmohen 11 raste të reja me COVID-19 në veri të Kosovës