
Është rritur në 22 numri i viktimave nga sulmi i djeshëm në Universitetin e Kabulit në Afganistan, transmeton Insajderi.
Ministria afgane e Shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave gjatë sulmit të armatosur dhe me bombë në Kabul është rritur në 22 ndërsa njëherit janë plagosur edhe 22 persona të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani tha se në vend sot është shpallur ditë zie kombëtare duke porositur se do të hakmerret për jetët e të pësuarve.
Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste DEASH. /Insajderi.com