Shkon në 24 numri i viktimave nga sulmi kundër protestuesve në Bagdad

Numri i vdekjeve pasi njerëz të armatosur sulmuan demonstruesit antiqeveritar në Bagdad shkoi në të paktën 24 të shtunën, thanë zyrtarët.

Shkon në 24 numri i viktimave nga sulmi kundër protestuesve në Bagdad

Policia dhe burimet mjekësore thanë se në një sulm që filloi të premten vonë, më shumë se 127 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë dhe goditjet me thikë. Tre oficerë policie janë në mesin e të vrarëve.

Sulmi është ndër më vdekjeprurësit në Bagdad që kur mijëra irakianë filluan demonstratat në rrugë 1 tetor, duke kërkuar reforma të gjera politike dhe ndalimin e ndikimit të Iranit në punët e brendshme të Irakut.

Persona të armatosur rëndë, të maskuar, të cilët forcat e sigurisë thanë se nuk mund t’i identifikonin, vunë në shënjestër protestuesit pranë një sheshi kryesor në qendër të Bagdadit.

Burime të sigurisë thanë se personat e armatosur hynë në rrugën kryesore që çon në shesh në një autokolonë, duke gjuajtur me armë gjatë parakalimit të tyre.