Një tjetër pacient ka humbur jetën nga koronavirusi në Greqi duke e çuar në 29 numrin e viktimave." />

Shkon në 29 numri i viktimave në Greqi

Shkon në 29 numri i viktimave në Greqi

Një tjetër pacient ka humbur jetën nga koronavirusi në Greqi duke e çuar në 29 numrin e viktimave.

Sipas mediave greke, pacienti ishte një 70-vjeçar nga Kastoria dhe kishte disa sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë janë regjistruar 74 raste të reja duke e çuar në 966 numrin total të të infektuarve.

Specialisti i sëmundjeve infektive Tsiodras ka deklaruar se 66 pacientë ndodhen në terapi intensive dhe 86% e pacientëve janë meshkuj me sëmundje shoqëruese.

Gjithashtu u njoftua se 52 persona ishin shëruar dhe janë larguar nga spitalet.

Nga viktimat, 23 janë burra dhe 5 janë gra. 89% e viktimave vuanin nga sëmundja shoqëruese dhe mosha mesatare ishte mbi 70 vjeç.

Në total, deri më tani janë kryer 13 mijë e 477 teste.