Shkon në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë – konfirmohen dy raste të reja

Shkon në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë – konfirmohen dy raste të reja

Ka shkuar në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Tanimë është prekur edhe komuna e Shtimes. Ndësa dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë – Shtime, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.

“Sot me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëzet (20) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive. Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç”, thuhet në  njoftimin e Institutit.

Sipas Institutit të shëndetësisë publike, nga data 8 shkurt deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e pesë (35) raste kanë rezultuar pozitive. /Insajderi.com