Shkon në 48 numri i të vdekurve me Covid-19

Shkon në 48 numri i të vdekurve me Covid-19

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar katër vdekje si pasojë e koronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të shtunën se deri tash, si pasojë e COVID-19, në vend kanë vdekur 48 persona, njofton Insajderi.

Kështu të premten, në raportin ditor të IKSHPK-së, ishin të regjistruara 44 vdekje, ndërsa në mëngjesin e së shtunës QKUK njoftoi edhe për tri vdekje të reja. Ndërsa sot në raportin e mbrëmjes në lajmërimin e IKSHPK-së thuhet se janë 48 të vdekur, pra është shtuar edhe një rast. /Insajderi.com