Shkon në 9 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Shkon në 9 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

186 të infektuar, 31 të shëruar dhe 9 viktima, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri. Deri më tani 77 pacientë ndodhen tek Spitali Infektiv ku edhe po marrin trajtimin mjekësor, ndërsa 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen në terapi intesive.  Ditën e djeshme ndërroi jetë edhe një 52-vjeçare nga Vlora, e cila vuante nga hipertensioni.

Ndërkohë Puka i është bashkuar listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra vijon që të mbetet Tirana, me plot 107 persona të infektuar. Pandemisë covid-19 nuk i ka shpëtuar as një nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë pasi kreu i ‘Ballit Kombëtar’ Adriatik Alimadhi, thotë se është infektuar bashkë me gruan teksa vë në dukje mungesën e interesimit nga shteti.

Nga ana tjetër qeveria shtrëngon ‘rripin’ për të gjithë qytetarët. Përhapja e hartës së infektimit në qytete ka bërë që qeveria të shtrëngojë edhe më tej masat duke lejuar vetëm një pjesëtar të familjes për të dalë, vetëm një orë në ditë.