Shkon në mbi 70 mijë shifra globale e viktimave të koronavirusit

Shkon në mbi 70 mijë shifra globale e viktimave të koronavirusit

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 70 mijë persona.

Ndërkohë shifra e personave të infektuar në tërë globin ka shkuar në mbi 1 milion e 286 mijë njerëz. Më së shumti raste të infektimeve ka në Shtetet e Bashkuara – 338 mijë, pastaj në Spanjë 135 mijë dhe në Itali 128 mijë.

Italia ende ndodhet në vendin e parë sa i përket numrit të viktimave me 15 mijë e 887 të vdekur. Në vendin e dytë është Spanja me mbi 13 mijë viktima dhe në të tretin Shtetet e Bashkuara me mbi 9600 viktima.

Kina ka regjistruar më së shumti persona të shëruar nga virusi – mbi 77 mijë. Pas saj vijnë Spanja me mbi 40 mijë dhe Gjermania me 28 mijë e 700 të shëruar, shkruan Gazeta Express.

Për fat të mirë, disa vende evropiane ditëve të fundit kanë raportuar rënie të numrit të viktimave dhe infektimeve. Këtu përfshihen Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania.

Sidoqoftë, gjendja nuk është duke u përmirësuar në Shtetet e Bashkuara, ku shifrat janë duke u rritur me shpejtësi.