Ka shkuar në tre numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Dy rastet e para janë konfirmuar dje.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se me rezultatet pozitive ka dalë edhe për një familjar të 77-vjeçarit nga Vitia.
“Po më duhet të i’u njoftoi me keqardhje edhe me një rast të ri me koronavirus në QKUK, është një i afërm i 77 vjecarit nga Stublla e Klinës”, tha ministri Vitia.
Mbrëmë, Qeveria ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrje-daljet në komunat Klinë dhe Viti, ku kanë banuar dy personat e infektuar.