“Shkova nanë”: Si e detyronin serbët plakun shqiptar të fliste keq për UÇK-në (VIDEO)

“Shkova nanë”: Si e detyronin serbët plakun shqiptar të fliste keq për UÇK-në (VIDEO)

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet se një plak kosovar është detyruar të flas kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Insajderi.

Në këto pamje shihet ky plak teksa detyrohet nga një burrë theksi i të cilit vërehet se nuk është shqiptar, të dëshmojë gjëra kundër UÇK-së.

“O shkova nënë bre”, janë fjalët e tij derisa u detyrua të flet kundër ushtrisë së Kosovës.

Video nuk dihet saktë se ku është bërë, por në gjuhë të paqartë, plaku përmend Reçakun.

“Hajt hajt ti fol, në Reçak…”, dëgjohet dikush duke i treguar çka të flasë. “Në Reçak ka, nja 40, po s’ka bre nuk jon kanë… sa me thanë? …Shumë jon more”, dëgjohet duke thënë plaku.

Madje, personat që i thonë atij të flet, i tregojnë edhe se çfarë të thotë.

“Trego bre, 50, 60 me uniformë, pa uniformë…”, dëgjohet një burrë duke i thënë plakut. /Insajderi.com