Shkreta i reagon Haradinajt: Rambo rri në shtëpi, mos shpërndaj spërkla e virusa

Shkreta i reagon Haradinajt: Rambo rri në shtëpi, mos shpërndaj spërkla e virusa

Anëtari i bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar,  Mirsad Shkreta ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, mbrëmë në një debat televiziv.

Haradinaj dha kritika se Kurti e emëroi Shkretën në bordin e SHSKUK-së në mënyrë politike.

Përmës, një postimi në profilin e tij në Facebook, Shkreta ka shkruar se ish-kryeministri Haradinaj, ka ngatërruar Bordin e ShSKUK me Bordet e Ndërmarrjeve Publike.

Postimi i plotë:

Ish-Kryeministri tashmë përjetësisht i tillë e ka ngatërruar Bordin e ShSKUK me Bordet e Ndërmarrjeve Publike sepse aty mban mend ai konkurset e “kurdisura” e marrëveshjet e PAN-it për ndarje postesh.

Për të gjithë ata që nuk e dinë më duhet të sqaroj se një anëtar nga shtatë që janë në Bord të Shskuk delegohet nga Ministri i Shëndetësisë sipas Statutit.

Këta që i japin mësim duhet ta sqarojnë se nuk janë sinonime “emërimet” e “punësimet”.

E mirë është ,,Rambo” me nejt kah shpia e mos me shpërnda spërkla e virusa.

E neve na mbetet që të VVazhdojmë të punojmë!

#RespektoniUdhëzimet/Insajderi.com