fbpx

Shkruan Teutë Rrusta: Drejtësi për rrëfimet që ende nuk i kemi dëgjuar

Shkruan Teutë Rrusta: Drejtësi për rrëfimet që ende nuk i kemi dëgjuar

Shkruan: Teutë Rrusta

Reagimi për drejtësi rëndom po na shfaqet vetëm pas ngjarjeve shumë të rënda, të shumëfishta të dhunës seksuale, e që janë të pamohueshme për shkak të egërsisë së ngjarjes. Këto raste po bëhen të papranueshme shoqërisht e institucionalisht vetëm kur po thyhet heshtja. Në ndërkohë që i përkrahim përmes shpërfilljes dhe i shikojmë me dyshim kur ndodhi të tilla nuk kanë zë publik.

Rasti i nxënëses së keqtrajtuar dhe abuzuar seksualisht nuk guxon të mbetet i harruar dhe i pandëshkuar, si shumë raste tjera. Për më tepër, këtu kemi të bëjmë me një krim të trefishtë. Ky është krim institucional. Secili insitutcion që ka abuzuar me nxënësen në fjalë, duhet të ndëshkohet dhe rasti duhet të hetohet imtësisht. Kush e di sa raste të tillë kanë ndodhur, por për të cilat nuk ndjehemi keq, sepse nuk ua kemi dëgjuar rrëfimin. Duhet që ky moment të shërbej për t’i ekzaminuar të gjitha denoncimet që nuk janë trajtuar seriozisht nga shkollat, mësuesit, prindërit, etj.

Përcaktimi për barazi dhe drejtësi nuk duhet të nxitet vetëm nga rrëfime që dëgjojmë, me emër e fytyrë, por sidomos NGA ato dhe PËR ato raste të cilat kurrë s’kemi për t’i degjuar.