Këngëtari dhe tekstshkruesi Shkumbin Kryeziu ka zgjedhur një mënyrë shumë romantike e ndoshta në rastin e tij edhe tipike për t’i uruar ditëlindjen gruas së tij.
Dy këngëtarët të cilët i këmi parë të shprehin dashurinë dhe pasionin për njëri tjetrin edhe në duete si “Lule Mimoze”, kësaj radhe i shohim duke shprehur dashurinë e tyre, kësaj radhe nga ana e Shkumbinit.
Ai vendosi që urimin e tij të bëj publik në llogarinë e tij në Facebook, ku poshtë një fotografie të Mimozës ka bashkangjitur një poezi, të cilën po e sjellim më poshtë.
“Urimin për ditëlindjen tënde po e filloj kështu e dashur Mimozë
Stuhi yjesh na takuan
Pabesueshëm si në përrallë
Plenet të ngrohtë ne kërkuam
Fole për dashuri të rrallë
Si meteor na rahën ditët
Të na thyejn s’munden dot
Me butësi i ngrohëm vitet
Të jem dritë jo natë jo lot
Shi më je ,fresk dhe blerim
Dritë mëngjesi vesë mbi gurë
Më je diellë që sjellë shkëlqim
Mbi humnerë më bëhesh urë …
Të bekuar jemi ne që të kemi ,grua dhe nënë e dashur e Rozafës dhe Bojkenit”.