Shkup, plagoset djali i ish-kreut të BFI-së

Shkup, plagoset djali i ish-kreut të BFI-së

Pasditen e sotme në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit ka ndodhur një incident i armatosur, ku sipas informacioneve zyrtare është plagosur një polic.

Polici i plagosur me iniciale Z.R, është djali i ish-kreut të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi.

Sipas informacioneve fillimisht ai  ka qenë në makinën e tij “Mercedes” përderisa kanë ardhur sulmuesit me makinë tjetër “Golf”, të cilët kanë shtënë drejt Z.R dhe kanë ikur.Z.R ka marrë plagë në këmbë dhe vetë ka shkuar në Spitalin “8-shtatori” ku ka marrë ndihmën e parë.

Nga policia e këtij vendi thonë se orës 16:40 është denoncuar se në Shkup tek rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov ka patur një incident.

“Rreth orës 16:40 është paraqitur se në Shkup tek rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov, në afërsi të kishës, një person me makinë “Golf”, ka shtënë drejt makinës “Mercedes”, Brenda së cilës ndodhej zyrtari policer Z.R. Sipas informacioneve të para Z.R ka pësuar lëndime në këmbë dhe është nisur drejt spitalit “8-shtatori” ku i është dhënë ndihma e parë”, thuhet në njoftimin e MPB-së të Maqedonisë së Veriut. /Insajderi.com