Shkupi duhet të ndërrojë emrin e aeroportit dhe të heqë përmendoret

Shkupi duhet të ndërrojë emrin e aeroportit dhe të heqë përmendoret

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methew Nimetz, në takim me përfaqësues nga Greqia, Adamantios Vasilakis dhe Maqedonia, Vasko Naumovski, të planifikuar për më 20 dhe 21 nëntor në New York, do të jep propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së emrit, shkruajnë mediat greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Athina pret që pas fitores së Zoran Zaevit në zgjedhjet lokale dhe stabilizimin e qeverisë së re, Maqedonia të vazhdojë me aktivitetet e “vullnetit të mirë” me ç’ka do të tregojë se ka larguar irredentizmin.

Radio Athina, Real Gr dhe Iefimerida shkruajnë se Greqia pret që Shkupi të riemërojë aeroportin dhe të largojë përmendoret, të cilat janë vendosur gjatë kohës së Nikolla Gruevskit.

Mediat greke thonë se zv.kryeministri Koço Angjushev në fjalimin e tij në Xhon Hopkins, ka kërkuar ndihmë nga SHBA-të për zgjidhjen e çështjes së emrit.