Shkupi fiton, Struga dhe Renova pësojnë disfatë

Shkupi fiton, Struga dhe Renova pësojnë disfatë

Të shtunën, Liga e Parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar javën e 24-të kampionale, teksa Shkupi ka shënuar fitore, ndërsa në anën tjetër, Struga dhe Renova kanë pësuar humbje, njofton Insajderi.

Shkupi ka shënuar fitore si mysafire e Sileks me shifrat 1:3, me golat e shënuar nga Rwatubyaye (38’), Dick (71’) dhe Reginaldo (88’).

Në takimet tjera, Struga pëson humbje minimale si mysafire e Akademija Pandev, ndërsa Renova është mposhtur në shtëpi nga Makedonija GP me rezultat 1:2. Golin e vetëm për nikoqirët e shënoi Shefiti (16’).

Në derbin e javës, Shkëndija ka deklasuar Vardarin me rezultat tenistik 1:6, me golat e Ramadanit (27’), Ibraimi (34’), Ibraimi (49’), Doriev (55’), Hebaj (69’) dhe Elezi (90’).

Shkëndija mbetet lidere me 53 pikë, Shkupi në vendin e dytë me 46 pikë, Struga ndodhet e katërta me 34 pikë, ndërsa Renova mbetet në vendin e 11-të me 24 sosh. /Insajderi.com