Shllaku: Sorosin e fajësojnë ata që dështojnë politikisht

Shllaku: Sorosin e fajësojnë ata që dështojnë politikisht

Luan Shllaku, drejtor i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, ka folur për fondacionin e Sorosit, fondacion ky i cili është duke u akuzuar se është duke ndërhyrë edhe në politikat e brendshme të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për Koha.net, Shllaku ka hedhur poshtë akuzuar që George Sorosi dhe fondacioni i tij ndërhyjnë në çështje të brendshme të shteteve ku vepron, derisa thotë se akuzat ndaj tij bëhen nga ata që ju dështojnë projektet politike.

“Nuk është zhvillim i papritur për mua. Sa herë që ndodhin lëvizje të mëdha politike dhe sa herë që kemi fitues dhe humbës potencialë, siç ishte situata me zgjedhjet lokale në Shqipëri, apo edhe në Maqedoni pak më parë, palët që humbin duhet ta arsyetojnë dështimin. Dhe, sipas një rregulli të pashkruar, fajtori kërkohet jashtë tyre”, ka thënë Shllaku.

Shllaku shton se “Për të arsyetuar dështimet e tyre kohëve të fundit askush nuk harron ta fajësojë Sorosin, i cili na vjen si forcë pothuajse e mbinatyrshme, që mund t’i drejtojë proceset politike në çdo kënd të botës”.

Tutje Shllaku është shprehur se oponentët më të zhurmshëm të Sorosit janë presidenti i Rusisë, Turqisë, Maqedonisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

“E dini se kush janë sot oponentët më të zhurmshëm të Sorosit në botë? Janë Putini, Orbani, Erdogani, Gruevski, Trumpi dhe Berisha. Nuk më kujtohen të tjerët! Shpresoj se nga ky fakt mund të mësojnë shumë ata që duan të gjykojnë drejt për Sorosin”, ka thënë Shllaku. /Insajderi.com