Shmangia e bisedimeve Kosovë-Serbi, a është ky plani i komandanteve të UÇK-së për t’i ikur Gjykatës Speciale?

Shmangia e bisedimeve Kosovë-Serbi, a është ky plani i komandanteve të UÇK-së për t’i ikur Gjykatës Speciale?

Gazetari, Valon Syla, një nga njerëzit që është shprehur se është kundër taksës 100% të vendosur nga Qeveria Haradinaj, e cila edhe pezulloi bisedimet Kosovë-Serbi, thekson se Gjykata Speciale dhe vendosja e taksës janë me prapavijë.

Për të, taksa 100% kundër produkteve serbe e boshnjake, e që me ngulm është kërkuar edhe nga ShBA- ja që të hiqet, por Ramush Haradinaj këmbëngul që ta mbaj, është më shumë se sa veç taksë. Është njëfarë plani rezervë për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale që pritet që ti gjykojë shumë njerëz të UÇK-së për krime lufte.

“ Po mendoj që problem kyç qëndron me vendimin e Parlamentit të Kosovës për aprovimin e Gjykatës Speciale, gjithçka në Kosovë kohën e fundit që nga viti 2014 lidhet pak a shumë me fatin e një pjese politikë që dalin nga UÇK-ja, që kanë presionin e dënimit për krime të luftës e që shumica nga presioni po ashtu amerikanëve dhe ndërkombëtarve e kanë votuar atë Tribunal Special apo Gjykatën Speciale”, ka thënë Syla.

Në vitin 2018 Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të vendosen masa mbrojtëse prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

InDoks në këtë episod do të shikojë mundësitë se cka mund të prodhojë një marrëveshje e negociuar me mendësi biznesi nga nje politikan i njohur si “Little Trump” një dialog mes dy vendeve që 20 vite më pare kanë pasur luftë të përgjakshme/InsajderiInDoks