Shoferi i autobusit tejkalon në vijë të plotë, gjobitet nga policia

Shoferi i autobusit tejkalon në vijë të plotë, gjobitet nga policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan njofton se të shtunën ka gjobitur një drejtues të autobusit pasi ka pranuar informatë (foto dhe video) ku i njëjti shihet duket tejkaluar në vijë të plotë, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan, përcjell Insajderi.

“Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Gjilani menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion”, thuhet në njoftimin për media.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan, ka falënderuar të gjithë ata “që në mënyra të ndryshme kontribuojnë në preventimin e aksidenteve me informata kredibile dhe apelon vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion , që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit , në mënyrë që të mos kemi aksidente”./Insajderi.com

No photo description available.