Shoferi i urbanit gjest emocionues për studentët e protestës

Shoferi i urbanit gjest emocionues për studentët e protestës

Rrugët e qytetit janë mbushur nga mijëra studentë të çdo universiteti, të cilët kanë marrë gjithashtu mbështetjen e popullit.

Tashmë në rrjet po qarkullon një video ku shoferi i një urbani shpreh hapur mbështetjen e tij për protestuesit.

Ai ka ndaluar në radhën e makinave, i bie borisë në shenjë mbështetjeje dhe troket pëllëmbën e dorës me çdo student që kalon pranë tij, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.