Shoferi i vëllait të Thaçit pjesë e grupit që u kap me 113 kilogramë heroinë

Shoferi i vëllait të Thaçit pjesë e grupit që u kap me 113 kilogramë heroinë

Enis Qerka, shofer i Gani Thaçit, vëllait të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, është njëri nga personat e dyshuar që është arrestuan pas konfiskimit të 113 kilogramë substancë narkotike të llojit, heroinë, gjatë javës së kaluar.

Qerkës dhe tre personave të tjerë, Gjykata e Prishtinës u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Sapo iu është caktuar paraburgimi katër të dyshuarve për rastin të cilin po iu referoheni”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës për Gazetën Express.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshmë kishte raportuar se në Han të Elezit janë arrestuar katër persona me ç’rast i është konfiskuar një veturë e tipit BMË.

“Lidhur me rastin me date 08.12.2018 janë arrestuar edhe katër te dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe si prova materiale janë sekuestruar: një veturë BMË, disa telefona celular, para etj. Me urdhër te prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje”, ka thënë policia në raporton e së dielës.

Policia e Kosovës lidhur me konfiskimin e heroinës kishte mbajtur një konferencë për media.

Drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shilloca kishte dhënë detaje  për konfiskimin e 113 kilogram heroinë në Prishtinë me ç’rast u arrestuan katër persona.

Shillova tregoi se të arrestuarit ishin shtetas të Shqipërisë.

“Rasti i mbrëmshëm ka të bëjë me një operacion që ka qenë duke u zhvilluar qe një kohë të gjatë ku ka rezultuar me arrestimin e katër personave dhe me konfiskimin e 113 kilogram heroinë. Katër të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë ndërsa detaje tjera për rastin nuk mund të zbulojë pasi që janë duke u zhvilluar hetimet”, kishte thënë Shillova.

Muajin që kaloi Gani Thaçin, ishte përfshi në rrahjen e drejtorit të Byrosë së Sigurimeve.