Shoferi italian rrëmben dhe i vë flakën autobusit të mbushur me fëmijë, dyshohet për sulm terrorist

Shoferi italian rrëmben dhe i vë flakën autobusit të mbushur me fëmijë, dyshohet për sulm terrorist

Një autobus që mbante 51 nxënës thuhet se është rrëmbyer nga shoferi i saj dhe i është vendosur zjarri afër Milanit në Itali.

“Askush nuk do të mbijetojë”, citohet të thoshte shoferi nga policia italiane.

Megjithatë fëmijët, disa prej tyre të lidhur, shpëtuan për shkak se thyen dritaren në anën e pasme të autobusit, fatmirësisht askush nuk u dëmtua rëndë. Katërmbëdhjetë vetë pësuan thithjen e tymit.

Shoferi, një shtetas italian 47 vjeçar, me origjinë nga Senegali, u arrestua.

Ishte një mrekulli, mund të kishte qenë një masakër,” citohet të ketë thënë kryeprokurorja e Milanos Francesco Greco.

Një mësues i cili kishte qenë në bordin e autobusit tha se i dyshuari ishte i njohur të jetë i zemëruar për politikën e emigrantëve të Italisë. Disa raporte thanë se burri kishte bërtitur “ndaloni vdekjet në Mesdhe”.

Dëshmitarët thanë se kur filloi t’u drejtohej udhëtarëve me thikë, një djalë i telefonoi një prindi, i cili alarmoi policinë, raporton BBC News, transmeton gazeta Exppress

Duhej pak kohë para se policia të përpiqej të kapte autobusin. Mjeti u përplas me makinë policie para se të ngadalësohet.

Raportet italiane thanë se shoferi kishte spërkatur benzinë rreth autobusit, por policia ishte në gjendje të shkatërronte dritaren e pasme dhe t’u mundësonte udhëtarëve daljen përpara se autobusi të ndizej flakë.

Prokurorët e Milanos thanë se po hetonin të gjitha motivet e mundshme duke përfshirë terrorizmin.

Ministri i brendshëm Matteo Salvini, reagoi me zemërim që një burrë me një rekord ngjarjeje dhe nën ndikimin e alkoolit, mund të lejohej të voziste në gjendje të tillë.