Shoferi nga pakujdesia shkel këmbësoren

Shoferi nga pakujdesia shkel këmbësoren

Në fshatin Smallushë të Lipjanit dje në mbrëmje është regjistruar një aksident trafiku me të lënduar.

Policia raporton se një mashkull shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër shqiptare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe vozitësi me katër pasagjerët e tij të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa këmbësorja ka mbetur në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia raporton se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.