Shoferi shqiptar, 5 vjet e gjysmë burg për tregti me drogë

Shoferi shqiptar, 5 vjet e gjysmë burg për tregti me drogë

Ai në tetor e vitit të kaluar kishte transportuar 230 kilogramë marihuanë nga Shqipëria për në Gjermani

Gjykata e Qarkut në Passua ka dënuar një shqiptar me pesë vjet e gjashtë muaj burg, për shkak të kontrabandimit të marihuanës, shkruan ‘br.de’.

Ai në tetor e vitit të kaluar kishte transportuar 230 kilogramë marihuanë nga Shqipëria për në Gjermani, kurse droga ishte fshehur në arka plastike që ishin boshe dhe me destinacion Holandën. Ai ishte zbulimi më i madh i drogës në Bavari në vitet e fundit, përcjell albinfo.ch.

Shoferi 58-vjeçar është betuar se është i pafajshëm në procesin dyditor, duke ngatërruar shpesh deklaratat e tij, që ishin në kontradikta. Gjithashtu edhe dokumentet e transportit ishin të falsifikuara. Arsyeja mund të ketë qenë për të mbuluar diçka.

Gjykata gjithashtu pretendon se i akuzuari kishte bërë edhe më parë katër dërgesa të ngjashme të drogës.