fbpx

Shoferja e autobusit shpëton fëmijën 1-vjeçar në rrugë

Shoferja e autobusit shpëton fëmijën 1-vjeçar në rrugë

Një shofere autobusi është filmuar nga kamerat ndërsa shpëtonte një fëmijë të moshës 1-vjeçare  i cili ishte i  zbathur  në mes të rrugës.

Shoferja e autobusit  ndaloi menjëherë dhe doli që ta merrte.

Videot e sigurisë të vendosura në autobus tregojnë sesi shoferja e quajtur, Irena Ivic e ndaloi autobusin dhe doli me vrap për të shpëtuar fëmijën.

Pasi e solli të voglin brenda, një pasagjere hoqi pallton e saj për ta mbuluar fëmijën që po dridhej nga të ftohtët. Irena thirri policinë dhe zjarrfikësen. Në momentin që ata erdhën fëmija ishte duke fjetur në prehrin e shoferes.