“Shok” dhe “Ave Maria” luftojnë për Oscars

“Shok” dhe “Ave Maria” luftojnë për Oscars

Portali i cili është i fokusuar vetëm në parashikimet e fitueseve të çmimeve në Hollywood ka mbledhur 23 ekspertë të filmit duke i pyetur në lidhje me fituesin e çmimit “Oscar” në kategorinë e filmave të shkurtër.

E gara është jashtëzakonisht e ngushtë mes dy filmave: “Shok” me regji dhe skenar të Jamie Donoughue dhe “Ave Maria” me regji të Basil Khalil.

avemaria

Ekspertë të kinematografisë nga sajte e revista të njohura sikurse Tim Gray nga “Variety”, Pete Hammond nga “Deadline Hollywood”, Michael Hogan nga “Vanity Fair”, Matthew Jacobs nga Huffington Post”, Kevin Polowy nga “Yahoo” e  Keith Simanton nga “IMDB” bashkë me dhjetëra ekspertë janë të pavendosur mes këtyre dy filmave.

shok

Në 23 parashikimet filmit “Ave Maria” dhe “Shok” prijnë si favoritë duke u vlerësuar me notat më të larta ndërsa filmat e tjerë mbesin shumë larg prej pikëve që kanë marrë dy filmat.