“Shokohet” Atletico Madrid – dy lojtarë dalin pozitiv me Covid 19

“Shokohet” Atletico Madrid – dy lojtarë dalin pozitiv me Covid 19

Ekipi nga LA Liga, Atletico Madrid, ka marrë lajme aspak të mira, para përballjes në Ligën e Kampionëve, kundër ekipit nga Bundesliga, Rb Leipzig.

Dy lojtarë të Atletico Madrid,  sulmuesi anësor Angel Correa si dhe mbrojtësi kroat Sime Vrsaljko, kanë rezultuar pozitiv në testet e Covid 19, njoftoi ekipi spanjoll, transmeton Insajderi.

Klubi po ashtu ka njoftuar se edhe pjesa tjetër e skuadrës, ka bërë testime, para se ata të udhëtojnë për në Lisbon, ku do të ndeshen me RB Leipzig.

Të dy këta lojtarë, nuk do të udhëtojnë me klubin për në Portugali, rrjedhimisht ata nuk do të mund të ndihmojnë ekipin e tyre në Ligën e Kampionëve./Insajdri.com.