Shokohet shqiptari – I përdoret foto e këmbës së amputuar në një pako cigaresh pa lejen e tij

Shokohet shqiptari – I përdoret foto e këmbës së amputuar në një pako cigaresh pa lejen e tij

Një shqiptar në Francë është tronditur pasi ka zbuluar se një fotografi e këmbës së tij së amputuar  ishte përdorur si imazh në një pako të cigareve, si paralajmërim për shkaktimin e rrezikut të ngjajshëm.

Fotografia u shfaq me mesazhin “ prija e duhanit i dëmton arteriet”.

Shqiptari ka thënë se ka humbur këmbën në vitin 1997 në Shqipëri, shkruan BBC.

Komisioni Evropian, që është përgjegjës për shpërndarjen e imazheve të tilla ka thënë se pretendimi i shqiptarit për pwrdorimin e forografisë pa leje është  gabim, pasi nuk është ai.

Ai ka deklaruar se pakon e cigares e kishte blerë një familjar në Luksemburgu dhe vëllau i personit ia kishte sjellë në shtëpi

“ Ai mori pakon në Luksemburg dhe pa thënë asnjë fjalë e vuri në tavolinë”, ka thënë vajza e shqiptarit që iu përdor forografia, për gazetën francezën  Le Republician Lorrain, transmeton Insajderi.

“Ishim të tronditur nuk e besuam, plagët e babait tim nuk janë karikaturë” u shpreh vajza.

Shqiptari, që emri nuk ju bë i njohur ka thënë se asnjëherë nuk iu është kërkuar leja për t’iu përdorur imazhi.  Ai  beson se fotografia e këmbës së tij  është marrë në spitalin lokal ku ai vizitoi  në vitin 2018 për shkak të interesimit për tu pasijur me një aparat që ia lehtëson lëvizjen/Insajderi.com