Raportimet e shumta të mediale për rritje çmimesh e keqpërdorim të situatës në kohë pandemie kanë qenë edhe një nga shtytësit edhe për institucionet për ta vënë nën kontroll situatën, edhe për bizneset që të ndalin veprimtarinë e dyshimtë.
Shoqata Farmaceutike e Kosovës në një intervistë për InDoks ka thënë se ka pranuar shqetësime të shumta nga qytetarët lidhur me ngritjen e çmimit të barnave.
Kryetarja e ShFarmk-së, Florina Berisha, ka thënë se rritja e çmimeve nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë, por rritja ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimeve nga ana e distributorëve, por edhe si rezultat i rritjes së çmimit të lëndës së parë në vende të ndryshme të botës për shkak të gjendjes së krijuar me koronavirus.
“Rritja e çmimeve ka ardhur si rezultat i kërkesës së fundit, hallka e fundit që ka pësu është qytetari, e kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit furnizues gjithashtu depot të ilaçeve, janë furnizuar importues me të cilët ata kanë bashkëpunuar. Këto produkte më herët janë importuar nga Kina, me faktin që ka pushuar importi nga Kina dhe importi u zhvendos në vende të tjera evropiane e botërore ka dërguar deri tek rritja e çmimeve që e fundit është ballafaquar në rritjen e këtyre produkteve”, ka thënë Berisha.
InDoks | Biznes në kohë pandemie
InDoks | Biznes në kohë pandemie
Gepostet von Insajderi am Sonntag, 22. März 2020
InDoks në këtë episod do të trajtojë situatën me biznes në vend, pas konfirmimit të rasteve të para me ‘CoVID-19’. Sa u keqpërdor ajo nga biznesi? Sa do ta dëmtoi kjo situatë vetë biznesin? Sa do të humbin punëtorët, sidomos ata të sektorit privat? Çka po bënë shteti në këtë mes? Janë vetëm disa nga pyetjet që marrin përgjigje.