Shoqata e Kardiologëve të Kosovës ka shpërndarë një mesazh sensibilizues në li" />

Shoqata e kardiologëve: Njerëzit më shumë po vdesin nga problemet e zemrës se sa koronavirus

Shoqata e kardiologëve: Njerëzit më shumë po vdesin nga problemet e zemrës se sa koronavirus

Shoqata e Kardiologëve të Kosovës ka shpërndarë një mesazh sensibilizues në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare në kohën e pandemisë COVID-19. Kjo shoqatë bën të ditur se në vend njerëzit më shumë po vdesin nga problemet e zemrës se sa koronavirus.

Kryetari i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, Gani Bajraktari, në një video-mesazh ka thënë se sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut mbeten shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe vdekshmërisë në botë dhe tek ne, madje edhe në kohën e pandemisë.

”Në Kosovë mesatarisht çdo ditë vdesin 13 vetë nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut. Shoqata Europiane e Kardiologjisë ka evidentuar se COVID-19 ka shkaktuar dëme kolaterale serioze tek pacientët me sëmundje të zemrës, për shkak të hezitimi të pacientëve për të kërkuar ndihmë në spitalet relevante”, ka thënë Bajraktari.

Ai ka bërë thirrje te qytetarët se nëse ndjenjë shqetësime, si dhimbje dhe shtrënguese gjoksi, frymëzënje ose çrregullim apo humbje të vetëdijes, duhet të thërrasin menjëherë mjekun familjar ose Qendrën Emergjente më të afërt.

Në fund ai ka bërë apel që të respektohen masat e IKSHPK’së, për mbrojte ndaj koronavirusit, siç është distancimi fizik dhe vendosja e mjeteve mbrojtëse.