Shoqata e naftës apelon krijimin e institucioneve vendore

Shoqata e naftës apelon krijimin e institucioneve vendore

​Shoqata e naftëtarëve ka mbajtur takimin e fundit për këtë vit, ku u analizuan ecurit e sektorit gjatë këtij viti.

Kryetari i shoqatës, Fadil Berjani falënderoi të pranishmit për kontributin e dhënë në mbështetje të shoqatës, e në veçanti në guximin e tyre për të avancuar dialogun publiko-privat në interes të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Berjani theksoi se ky vit karakterizohet me sfida të shumta e në veçanti në mungesën e stabiliteti ekonomik si pasojë e zgjedhjeve të këtij viti, sepse sipas tij, ku ka mungesë të stabilitetit ekonomik paraqiten dukuri negative të cilat e dëmtojnë ambientin e të bërit biznes dhe në veçanti e dëmtojnë konkurrencën e lirë.

“E veçanta e këtij takimi ka qenë apeli i shoqatës drejtuar partive fituese të zgjedhjeve të tetorit që me nguti të themelohen institucionet e shtetit në qoftëse mendohet në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.