‘Show’ pas stërvitjes së Kosovës: Futbollisti nuk e kupton gazetarin

‘Show’ pas stërvitjes së Kosovës: Futbollisti nuk e kupton gazetarin

Kosova e ka kryer stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Maltën që zhvillohet të shtunën në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Insporti.com

Lojtari më i ri i ardhur te Kosova është Shkëlqim Demhasaj i Luzernit.

Ai u intervistua pas stërvitjeve nga gazetarët e SuperSport Kosovës ndërkohë që njërën nga pyetje nuk e kuptoi.

Si e vlerëson Kosovën e ka kapacitet për të luajtur në këto ndeshje, ishte pyetja e drejtuar ndaj Demhasajt. Ai tha se nuk po e kuptoi pyetjen për ta detyruar gazetarin që ta formulojë më ndryshe.

“Ftesën e kam dje. Trajneri më ka thirrur në telefon. Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar grupit. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Në ndeshjet e Kosovës kam parë futboll të mirë”, tha ndër të tjera Shkëlqim Demhasaj

Ai është 22-vjeçar dhe aktivizohet për skuadrën e Luzernit në Zvicër.

Kosova të shtunën më 17 nëntor e zhvillon ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Maltës ndërkohë që tre ditë më pas e sfidon në Prishtinë, Azerbajxhan. /Insporti.com