Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në veri

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunat në veri të vendit.

Lista Serbe ka fituar shumicën absolute të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Goran Rakiq në Mitrovicën e Veriut, Srdjan Vuloviq në Zubon Potok, Zoran Todiq në Leposaviq dhe Vuqina Jankoviq në Zveçan janë kandidatët me përqindjen më të madhe të votave.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, që u zhvilluan të dielën, votën e tyre e kanë hedhur 24 595 votues ose 42.42 % e qytetarëve, raporton EO.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.