Ajo është një ndër femrat më të bukura të planetit tokë. Është mjaft aktive jo vetëm në pasarelat e modës, por edhe me imazhet dhe videot që sjell në rrjetet sociale.
Bella Hadid nuk ka pasur kurrë frikë të komunikoj me fansat dhe kjo ndjeshmëri e patrembur vazhdoi edhe në vitin 2018.
Supermodelja mbeti një nga njerëzit më të ndjekur në Instagram dhe dëshmoi herë pas here se o pëlqen të shtyjë kufijtë me stilin e saj, e cila shumë shpesh i lë pak vend imagjinatës.
Pavarësisht faktit se ku ndodhet dhe çfarë pune bën, postimet në rrjetet sociale marrin komente pozitive dhe kjo e bëri femrën më të kërkuar në rrjetet sociale për vitin që po lëmë pas nesh.
Theksojmë se 22-vjeçarja është ndër modelet me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale, ku aktivitetin e saj e përcjellin mbi 21.8 milionë në Instagram.
Ndryshe, modelja që në realitet quhet Isabella Khair Hadid edhe vitin e ardhshëm do ta shohim në pistat e modës.