Shpallet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e ish-kryeshefit të Policisë së Kosovës

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e ish-kryeshefit të Policisë së Kosovës

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka shpallur të pafajshëm të pandehurin me inicialet H.S., i cili akuzohej për vrasjen e ish-kryeshefit të Policisë së Kosovës me inicialet N.SH., njofton Insajderi.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se “kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, nuk ka gjetur se në veprimet e te pandehurit manifestohen elementet e veprës penale për te cilën akuzohet, andaj të njëjtin e ka liruar nga akuza për veprën penale vrasje e rëndë”.

“I pandehuri H.S. akuzohet se i shtyrë nga motive të ulëta, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin N.Sh., ish kryeshef i Policisë së Kosovës, në periudhën e paraluftës në Kosovë, në atë mënyrë që më 21.10.2004, në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, derisa i ndjeri ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij, i njëjti me armë ka shti disa herë në drejtim të tij dhe me atë rast nga lëndimet e marra vdes në vendin e ngjarjes, ndërkaq i pandehuri ikë nga vendi i ngjarjes mirëpo, në vendin e ngjarjes i mbetet portofoli me dokumentet personale dhe atë: letërnjoftimi, patent – shoferi dhe disa fotografi personale”, thuhet në kumtesë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Insajderi.com