Shpallet zyrtarisht kandidati për kryeministër nga LDK

Shpallet zyrtarisht kandidati për kryeministër nga LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zyrtarizuar Avdullah Hotin kandidat të saj për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 11 qershor.

Ky vendim u morr sot në mbledhjen e Lidhjes Demokratike të Kosovë. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, tha se në bisedim me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së e kanë përkrahur që Hoti të jetë kandidat për kryeministër të vendit.

“Jam konsultuar me kryesit e te gjitha degëve të LDK-së dhe komunave ku janë dhe propozimi i tyre dhe i imi është që Avdullah Hoti të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër të Kosovës.

Ndërsa ish-ministri i Financave në Qeverinë Mustafa tha se këtë detyrë do ta merr me përgjegjësi duke besuar fuqishëm në kauzën e LDK-së.

“E Marrë si përgjegjësi të jashtëzakonshme, unë besoj në parimet e LDK-së dhe në kauzën e LDK-së, dhe i falënderoj të gjithë anëtarët për besimin që më kanë dhënë”, ka thënë Hoti./Insajderi.com