“Lituania vjen me një fitore shpartalluese nga Kosova”, ky është titulli i versionit lituanez të uebsajtit “Eurobasket”, pas fitores së kombëtares së Lituanisë ndaj Kosovës.
Eurobasket.lt shkruan se pavarësisht fillimit të dyshimtë të ndeshjes, Lituania e mposhti në fund Kosovën me një rezultat të thellë 99:61.
Ndërkaq, mediumi tjetër lituanez Lietuvos Zinios shkruan se Lituania e mposhti lehtësisht Kosovën në Prishtinë.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë ishte e vlefshme për kualifikueset evropiane të Kampionatit Botëror. /Insajderi.com