Shpat Kasapi kapet me lëndë narkotike – ngritët padi kundër tij

Shpat Kasapi kapet me lëndë narkotike – ngritët padi kundër tij

Këngëtari Shpat Kasapi përveç angazhimeve në muzikë, kohë më parë është bërë pjesë e Kabinetit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, si këshilltar i tij, njofton Insajderi.

Mediat maqedone raportojnë se këngëtari është kapur me drogë të llojit kokainë – sasia: dy paketa të vogla – para një muaji në lagjen Gjorce Petrov, afër SP Planet.

Kasapi është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur padi. Këngëtari do të gjykohet i lirë, ndërsa procesi pritet të fillojë së shpejti. /Insajderi.com