Shpend Ahmeti e përcjell drejtpërdrejtë konferencën e Vetëvendosjes

Shpend Ahmeti e përcjell drejtpërdrejtë konferencën e Vetëvendosjes

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti e ka përcjell drejtpërdrejtë konferencën e Lëvizjes Vetëvendosje për rastin “Shahini”.

Teksa drejtuesi i Komitetit për Shëndetësi të Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Ulaj, po fliste për rastin e Imer Shahinit – mikut të zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, kryetari i Prishtinës po e ndiqte atë live përmes Facebook-ut.

Shpend Ahmeti u largua nga Lëvizja Vetëvendosje vitin e kaluar, pas përçarjes mes anëtarëve të partisë asokohe. Ai, bashkë me dhjetëra anëtarë të larguar nga Lëvizja Vetëvendosje u anëtarësuan në Partinë Socialdemokrate të Kosovës.

Prej ndarjes së Vetëvendosjes, grupi i të larguarve dhe anëtarët e mbetur në Vetëvendosje janë përplasur lidhur me të kaluarën e tyre, por edhe lidhur me çështjet aktuale në vend. /Insajderi.com