Shpend Ahmeti flet pas takimit me Isa Mustafën: Priten vendime

Shpend Ahmeti flet pas takimit me Isa Mustafën: Priten vendime

Përfundon takimi ndërmjet të parit të LDK-së, Isa Mustafa dhe të parit të PSD-së, Shpend Ahmeti, shkruan Insajderi.

Pas këtij takimi, kryetari i LDK-së, nuk dha prononcim për media, teksa ai i PSD-së u ndal dhe dha një deklaratë.

“Ishte takim goxha pozitiv dhe pritet bashkëpunim. LDK është më e interesuar të shkojë e vetme në zgjedhje. I kemi hapur të gjitha temat, që nga dialogu e deri tek lufta kundër korrpusionit. Sot do të mblidhen Këshilli Drejtues i PSD-së e po ashtu edhe Këshilli Drejtues i AAK-së. Ne kemi qëndrime të përafërta me AAK-në”, ka thënë Ahmeti./ Insajderi.com