Shpend Ahmeti flet për takimin e rastësishëm  me Arban Abrashin

Shpend Ahmeti flet për takimin e rastësishëm  me Arban Abrashin

Arban Abrashi dhe Shpend Ahmeti i cili janë duke garuar për të parin e kryeqytetit janë takuar sot në një lokal të Prishtinës pas përfundimit të procesit të votimit.

Në një prononcim për Klan Kosova Ahmeti ka thënë se takimi ka qenë i rastësishëm dhe se janë përshëndetur.

“Na njihemi me të qe një kohë të gjatë  dhe ne folëm si çdo herë tjetër, kjo është krejt normale sepse është një garë elektorale, dhe është krejt normale”.

Ndërsa Arban Abrashi ka thënë se takimi ka qenë i rastësishëm, ndërsa ka thënë se gjithsesi ka pasur  një përshëndetje mes tyre.

“U përshëndetëm normal Arbër Vllahiu ka qenë në Bruksel dhe dolëm me pi një kafe”.

Arban Abrashi dhe Shpend Ahmeti janë duke “luftuar” njëri me tjetrin për ta fituar kryeqytetin. /Insajderi.com