fbpx

Shpend Ahmeti fton Albin Kurtin për ballafaqim në debat televiziv

Shpend Ahmeti fton Albin Kurtin për ballafaqim në debat televiziv

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe njëherit kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti e ka paditur Lëvizjen Vetëvendosje, siç ka thënë ai për shpifje të vazhdueshme ndaj tij.

Ahmeti ka shkuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë për paditur LVV-në për akuzat për qumështin nëpër shkollat e komunës.

“Ushtrova padi ndaj VV- së për shpifjet e vazhdueshme që i kanë bërë. Ka të bëj me qumështin nëpër shkollat e Prishtinës. Të gjitha këto furnizime që ata i kanë potencuar se janë bërë, kanë qenë edhe ata pjesë e atij procesi, sepse edhe unë kam qenë në VV”, tha Ahmeti, përcjell Insajderi.

Sipas tij do të ishte mirë që kjo padi të shkojë prapa njeriut që sipas tij i bën gjithë këto shpifje e që është Albin Kurti.

“Unë e kam ftuar në debat. Ama le të vije kryetari dhe të mos fshihet. do të ishte mirë të ballafaqohemi për krejt temat. Edhe për qumësht edhe për qeverisje edhe për Devollt. Në çfarëdo televizioni në çfarëdo vendi”, është shprehur ai.