Shpend Ahmeti jep lajmin për çerdhet publike dhe ato private

Shpend Ahmeti jep lajmin për çerdhet publike dhe ato private

Pas protestës së mbrëmshme, ku përfaqësues të çerdheve private në Prishtinë kanë protestuar ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për të mos I hapur çerdhet pa analizuar mirë situatën, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar.

Në një njoftim që ka bërë ai në faqen e tij në Facebook, Ahmeti, ka shpjeguar se çerdhet private nuk janë nën kompetencat dhe administrimin e komunës, por ato menaxhohen dhe janë përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit, rrjedhimisht për çdo problem me pandeminë që mund të shfaqet aty, përgjegjësia dhe vendimi i takon Qeverisë së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.

“Disa sqarime në lidhje me çerdhet në komunën tone

  1. Çerdhet private NUK licencohen, nuk regjistrohen, nuk mbikëqyren dhe nuk hapen e mbyllen nga komunat. Meqenëse kjo kompetencë është mbajt në ministri të Arsimit. Pra një çerdhe private kur hapet, regjistrohet si biznes ne ARBK – nivel qendror, aplikojnë për licencë në Ministri të Arsimit dhe gjatë funksionimit nuk I raportojnë komunës, nuk mbikëqyren si institucion dhe në fakt edhe zyrtarisht nuk kemi lista të tyre.

Si të tilla, ato nuk mund të mbyllen nga Komuna. Në qoftë se Ministria vlerëson se janë jashtë standardeve, ato mbyllen nga Inspektorati i Ministrisë. Në qoftë se ndalohen për shkak të pandemisë ato vendime sikurse edhe çdo vendim tjetër merret nga Ministria e Shëndetësisë, pas rekomandimit nga IKSHP. Për funksionimin e tyre tani ka protokoll nga IKSHP dhe atë mund ta përdorin çerdhet private. Në qoftë se ka problem me funksionimin e tyre ,vendimet I merr MASHT e në qoftë se ka problem pandemie atë vendim e merr Ministria e Shëndetësisë. Prindërit e fëmijëve në ato çerdhe bashkë me udhëheqësit e edukatoret e marrin përgjegjësinë për mbrojtjen nga COVID duke përdor udhëzuesin që e ka IKSHP”.

Ahmeti më pas ka folur duke shpjeguar situatën me çerdhet publike të cilat janë nën administrimin e Komunës së Prishtinës.

Në këtë pikë, Ahmeti ka shpjeguar hapat që duhet ndjekur ku tregohen përgjegjësitë e secilit subjekt që duhet t’i mbajë në raport me situate të mundshme të infektimeve.

Në kuadrin e atyre pikave, që Ahmeti i ka përmendura, janë:

  1. Çdo prind duhet të raportojë për gjendjen në familje, për anëtarë të familjes të testuar, me dyshime dhe të testuar. Fëmijët me temperaturë nuk do të lejohen në çerdhe. Ata që shkelin këto rregulla do të çregjistrohen nga çerdhja.
  2. Skenarët e veçanta për raste të konfirmuara pozitive prej mbylljes së klasës e deri te mbyllja e çerdhes
  3. Edukatoret e klasave do të ndahen dhe do të qëndrojnë në klasë të veta pa kontakte me klasat e tjera. Ushqimi do të shërbehet nëpër klasa e jo në kantinën e përbashkët
  4. Çerdhet do të dezinfektohen para hapjes dhe po ashtu edukatoret e çerdheve do të testohen me testet serologjike për të izoluar rastet që mund të jenë pozitive me virus./Insajderi.com