Veturat të cilat qarkullojnë në Prishtinë tanimë mund të hyjnë në qendër përmes krahut të ri te rrethi i Fushë Kosovës.
Kryetari i Komun" />

Shpend Ahmeti jep një njoftim të rëndësishëm për Rrethin e Fushë Kosovës

Shpend Ahmeti jep një njoftim të rëndësishëm për Rrethin e Fushë Kosovës

Veturat të cilat qarkullojnë në Prishtinë tanimë mund të hyjnë në qendër përmes krahut të ri te rrethi i Fushë Kosovës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se krahu i ri do shërbejë për hyrje në rrethrrotullim me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe rrugët “Hekurudhat” dhe “Xhevdet Doda” do te kthehen në rrugë dykahore.

“Nga dje kemi filluar fazën e tretë të testimit, ku krahu i ri do shërbejë për hyrje në rrethrrotullim me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe rrugët “Hekurudhat” dhe “Xhevdet Doda” do te kthehen në rrugë dykahore. Në ndërkohë mund të ketë disa ndryshime/plotësime shtesë varësisht nevojës për ta rregulluar trafikun. Falenderojmë qytetarët për mirëkuptim!”, ka shkruar Ahmeti.